Telegrafi

Microsoft Surface i gatshëm për para porositje

Pas zbulimi të çmimit sot, pajisja ka filluar të ofrohet për para-porositje. Tani sekreti u zbulua: mund ta bleni tabletin Surface me një çmim prej 499 dollarëve.

Modeli më i lirë përfshin memorie të brendshme prej 32gb që teknikisht e bën produktin më të lirë se konkurrentin e tij iPad 32gb i cili kushton 599 dollarë. Gjithashtu, Surface vjen në model 64gb por shitet vetëm me mbështjellësin Touch Cover dhe kushton 699 dollarë.

Çdo pajisje shtesë së bashku me produktin kryesor, tabletin Surface, tani janë të gatshme për para porositje në shitoret e Microsoft si dhe online në Australi, Kanadë, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Britani të Madhe dhe SHBA duke filluar dërgesën nga data 26 tetor.

Duket që do të jetë e vëshitrë t’i shmangemi lajmeve për Surface pasi që kompania tashmë ka filluar kampanjën e marketingut për produktin si dhe ka filluar shfaqjen e tij në shitoret e saj, duke tërhjekur vëmendjen e të gjithë vizitorëve të dyqaneve të Microsoft.

Sipas lajmit më të fundit, shitoret amerikane të Microsoft kanë shitur të gjithë pajisjet të modelit 499 dollarë. /Telegrafi/