Telegrafi

Microsoft Surface 3 pritet të prezantohet në tetor?

Sipas disa burimeve të informacionit tani thuhet se modeli i ri i tabletit me diagonalen e ekranit prej 10.6” do të paraqitet në treg në tetor të këtij viti.

Në fakt, thuhet se prodhimi i komponentave të tabletit do të fillojë në muajin gusht, ndërsa prodhimi masiv i tij do të vazhdojë gjatë muajit shtator të këtij viti.

Dhe përderisa Surface 2 ishte prezantuar në tetor të vitit të kaluar, mbase është e sigurtë të thuhet se edhe prezantimi i Surface 3 të bëhet në të njëjtën kohë, këtë vit.

Mësohet se Microsoft pret që Surface 3 të shitet më mirë sesa paraardhësi i tij, dhe një predispozitë e mirë për këtë gjë është suksesi i mirë i Surface Pro 3. /Telegrafi/