SkyDrive ka qenë rreth e rrotull nesh që nga viti 2007, por në fund të vitit 2011 shërbimi ka fituar popullaritet, kur SkyDrive filloi të lëshojë aplikacionet e saj për plaformat mobile si iOS për iPhone, Android dhe Windows Phone.
Tani, shërbimi është integruar edhe më shumë në versionin e fundit të Microsoft Office, i cili u lirua në fund të muajit të kaluar.
Për t’i ndihmuar rritjes edhe më të madhe të SkyDrive, Microsoft tha se tani do tu lejojë përdoruesve të redaktojnë dokumente nga aplikacionet e Office të bazuara në ueb, pa kërkuar qasje në llogarinë e Microsoft.
Ky nuk është një ndryshim i madh, por ky hap u ka hequr përdoruesve edhe një kufizim i cili ka mundur t’i ndalojë ata për ruajtjen dhe shpërndarjen e dokumenteve nëpërmjet SkyDrive. / Telegrafi /