Telegrafi

Microsoft sjell Nokia Lumia 830 në ngjyrën e artë?

 

Sipas informacionit të publikuar, lansimi i modelit të ri të telefonit në variantin e artë pritet të ndodhë më 8 janar, edhe pse detajet për çmimin dhe kohën e paraqitjes në treg ende nuk janë bërë të ditura.

Nëse bazohemi në posterin e publikuar atëherë lirisht mund të supozohet se Kina do të jetë vendi i parë ku do të paraqitet Nokia Lumia 830.

Nokia Lumia 830 thuhet se do ta sjell ekranin me diagonalen prej 5” me një rezolucioni prej 720 x 1280 piksel.

Gjithashtu besohet se në mesin e karakteristikave tjera do të jetë edhe procesori quad-core 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400, 1GB RAM dhe 16GB hapësirë e brendshme për ruajtjen e të dhënave.

Mirëpo, me microSD kartelë, memoria e telefonit që bazohet në Windows Phone OS mund të zgjerohet deri në 128GB, ndërsa aty pritet të jetë edhe bateria me 2200mAh, kamera e pasme me 10MP, si dhe ajo në pjesën e përparme me 0.9MP. (Telegrafi)