Telegrafi

Microsoft shfaq tabletin më të ri Surface

Microsoft Surface do të dal në shitje më 26 tetor, ditën e njejtë kur Microsoft lanson Windows 8. Tableti Microsoft Surface ka ekran ClearType 10.6 inç, procesor NVIDIA Tegra të bazuar në procesorin ARM, dhe do të vij me mundësi të zgjedhjes së hapësirës ruajtëse në mes të 32gb dhe 64b.

Specifikat tjera përfshijnë USB 2.0, video Micro HD , antenë 2×2 MIMO, kartelë microSD si dhe Office Home & Student 2013. Windows 8 Pro do të vij me version të veçant të tabletit Microsoft Surface.

Disa nga tiparet e tij do të jenë mundësia e zgjedhjes së hapësirës ruajtëse në mes të 64gb dhe 128gb, kartelë microSDXC, port USB 3.0 si dhe antenë 2×2 MIMO.

Ende nuk është e ditur se sa do të kushtojnë dy tabletët Microsoft Surface por, do të ju njoftojmë sapo të kemi ndonjë infromatë të re. /Telegrafi/