Telegrafi

Microsoft shet të gjitha njësitë e Surface Pro 128GB!

Megjithatë, në postimin e saj zyrtar në blogun e kompanisë, Microsoft ka qenë e kujdesshme me fjalët dhe nuk ka dhënë detaje të shitjeve. 

Mirëpo, sipas Panos Panay thuhet se “Microsoft është duke punuar me partnerët e saj, të cilët aktualisht kanë mungesë stoku për modelin Surface Pro 128GB, dhe është duke bërë përpjekje që të përmbush kërkesën e konsumatorëve sa më shpejtë që të jetë e mundur”. 

Ndërsa, sipas pohimeve të rrjeteve të shitjes më pakicë si BestBuy dhe Staples, për momentin në dyqanet e tyre gjenden vetëm pak sasi të modelit me 64GB, që nënkupton se versioni tjetër është shitur shumë shpejtë pas lansimit në dyqanet e tyre. / Telegrafi /