Telegrafi

Microsoft shet 80 milionë konsola Xbox 360

Fillimisht Xbox 360 ishte lansuar në SHBA dhe Kanada, dhe më pas konsola ka arritur edhe në Evropë, në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas edhe në Japoni.

Në vitin 2010, Microsoft kishte prezantuar modelin e ri dhe të përditësuar të Xbox 360, për ta përcjell më pas edhe me Xbox Kinect, e cila gjithashtu i ka ndihmuar kompanisë të shesë më shumë konsola.

Muajin e kaluar, Microsoft është tejkaluar nga PlayStation 3 për nga shitjet mujore të konsolës, dhe kjo është hera e parë në 32 muaj që PlayStation 3 ka pasur rezultat më të mirë të shitjeve sesa Xbox One.

Microsoft është duke u bërë gati të lansojë gjeneratën e re të konsolës, Xbox One, e cila do të dal në shitje në nëntor, ndërsa mbetet të shihet nëse Xbox One do të jetë poaq e famshme sa Xbox 360. / Telegrafi /