Tani, sipas një raporti të fundit nga The Next Ëeb thuhet se Microsoft që nga muaji tetor ka shitur 4.2 milionë pajisje me Windows Phone.
Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer së fundmi ka thënë se kompania e tij ka shitur rreth katër herë më shumë pajisje Windows Phone që nga lansimi i Windows Phone 8, edhe pse ai nuk ka dhënë asnjë shifër të saktë të shitjeve.
Natyrisht se të dhënat e ofruara nga TNW janë matje të përafërta të shitjeve të Microsoft që nga tetori i këtij viti, mirëpo në ndërkohë duhet pritur njoftimin zyrtar të kompanisë për të ofruar shifra të sakta, dhe për të komentuar mbi suksesin e pajisjeve mobile të Microsoft. / Telegrafi /