Dhe kjo shifër e konsolave të shitura, ka thyer rekordet e të gjitha konsolave tjera që janë shitur deri më tani. Për më tepër, ky numër i konsolave të shitura e bën kompaninë Microsoft lider edhe në garën e njohur si Motion Control Wars, e cila më herët njihej si Console Wars.
“Shifrat e shitjes flasin për vete” ka thënë Gaz Deaves, redaktor i lojërave në Guinness World Records.
Sipas një hulumtimi të pavarur, asnjë pajisje tjetër elektronike nuk është shitur më shumë, dhe më shpejtë, nëse e marrim parasysh afatin e dhënë kohor.
Kjo është një arritje e madhe, duke e marrë parasysh garën dhe prodhuesit kualitativ në këtë sektor, thuhet më tej në raport. / Telegrafi /