Telegrafi

Microsoft shet 1 milion Xbox One në ditën e pare!

Javën e kaluar, ishte Sony ajo që kishte njoftuar se ka shitur 1 milionë njësi të konsolës së saj të re, PlayStation 4 në SHBA dhe Kanada, dhe se këtë e kishte bërë për një ditë të vetme.

Në anën tjetër, shifrat e Microsoft nuk japin ndonjë ndarje me regjione, pasi që besohet se shifra prej 1 milionë njësive të shitura të Xbox One ka qenë për më shumë vende të botës.

Megjithatë, Xbox One është duke i tejkaluar të gjitha rekordet e konsolave paraprake të kompanisë, dhe kjo ka bërë që Microsoft të festojë për këto shifra të mira për gjeneratën e re të konsolës. / Telegrafi /