Telegrafi

Microsoft rreth Task Managerit

Në kompani kanë dëshiruar që Task Manageri i ri të ketë funksionalitet të ngjashëm me atë të Windows 7, por që të jetë më i thjeshtë për shfrytëzim gjatë detyrave të zakonshme. Pamja elementare tregon vetëm aplikacionet të cilat momentalisht janë duke u ekzekutuar në kompjuter, së bashku me shënimin e atyre të cilat nuk janë duke u përgjigjur në kërkesat e shfrytëzuesve. Me një klik në tastin End Task, pa kurrfarë dialogu shtesë, mund të “vritet” aplikacioni.

Pamja detaje në Task Manager ofron përdorimin e resurseve të kompjuterit, e lista është e ndarë në aplikacionet, proceset që ekzekutohen në prapavijë dhe proceset e Windowsit. Secili proces është i shënuar qartë me emrin e tij të plotë, e përveç kësaj, nga menyja kontekstual mund të bëhet kërkimi në ueb për më shumë informata për proceset individuale. Gjithashtu, proceset tani mund të grupohen sipas aplikacioneve. /Telegrafi/