Telegrafi

Microsoft Remote Desktop vjen në iOS dhe Android

Gjiganti amerikan i softuerit, Microsoft sot ka lëshuar aplikacionin mobil Microsoft Remote Desktop, e cila i lejon përdoruesit të kontrollojnë kompjuterët e tyre personal në Windows përmes pajisjeve të tyre mobile që bazohen në iOS apo Android.

Versioni i aplikacionit për iPad është kompatibil edhe me iPhone, iPad dhe iPod Touch, të cilat bazohen në versionin paraprak të platformës së Apple, iOS 6 apo iOS 7, ndërsa versioni i aplikacionit për Android është kompatibil me tabletët dhe telefonat e mençur mobil Android të cilët mbështeten në Android 2.2 dhe versionet tjera më të reja të këtij sistemi operativ.

Aplikacioni i ri mobil i Microsoft, Remote Desktop tanimë është në dispozicion për shkarkim nga iTunes, dhe Google Play Store. / Telegrafi /