Telegrafi

Microsoft realizon 24.5 miliardë dollarë të hyra për tre muaj

Këto rezultate krahasohen me 21.46 miliardë dollarë të ardhura dhe 6.38 miliardë dollarë të ardhura neto për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Edhe të hyrat e përgjithshme të kompanisë por edhe fitimi neto kanë qenë më të mëdha sesa parashikimet e analistëve të tregut.

Në fakt, Microsoft ka thënë se të hyrat e saj nga njësia e quajtur “Pajisjet dhe Konsumatori” janë rritur për 13 për qind, për të arritur shifrën prej 11.91 miliardë dollarëve për këtë tremujor, ndërsa të hyrat e kompanisë nga pajisjet e linjës Pro janë rritur për 12 për qind.

Në anën tjetër, të hyrat e kompanisë nga tabletët e linjës Surface janë rritur në 893 milionë, nga 400 milionë sa ishin në tremujorin paraprak. Ndërsa të hyrat nga motori i kërkimit, Bing, tani janë 18.2 për qind. Të hyrat e Microsoft nga kërkimi dhe reklamat janë rritur për 34 për qind.

Gjatë tremujorit të fundit të vitit, Microsoft ka shitur 7.4 milionë njësi të konsolës Xbox përmes shitjeve me pakicë, si dhe 3.9 milionë Xbox One dhe 3.5 milionë 360. / Telegrafi /