Telegrafi

Microsoft pritet të mbyll shërbimin e Windows Live Messenger

 Skype ishte zbuluar nga programerët Estonian, Ahti Heinla, Priit Kasesalu, dhe Jaan Tallinn. Pritet që shumë shpejt, kompania Microsoft të bëj zyrtare mbylljen e shërbimit të Windows Live Messenger, shërbim ky i cili do të integrohet në Skype.

Microsoft ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare rreth këtyre lajmeve, sidoqoftë, thuhet se është proces vazhdues i integrimit të përdoruesve të Skype me ata të Microsoft dhe poashtu përpjekjeve për të lidhur llogaritë e përdoruesve të Microsoft me ato të përdoruesve të Skype.

Ndërsa, versioni Skype 6.0 për përdoruesit e Mac dhe Windows tashmë posedon opsionin e çasjes me llogari të Facebook apo Microsoft. /Telegrafi/