Telegrafi

Microsoft prezanton Windows 8

Prezantimi është bërë gjatë një eventi në Kaliforni, nga vetë presidenti Steven Sinofsky, i cili ndër të tjera tha: “Ne kemi ridizenuar Windows në formë dhe përmbajtje. Mendojmë se kemi arritur një sistem operimi të përshtatshëm për kohën dhe vitet që do të pasojmë”.

Ky softuer do të nxirret në qarkullim në vitin 2012 dhe do të përdoret si për kompiuterat tradicionalë, kompiuterat desktop, laptopët, tabletët por edhe celularët e mençur.

Windows 8 është krijuar për tu përshtatur më shumë në ato kompiutera apo pajisje të tjera me procesor Intel, por kjo nuk do të thotë se ky sistem operimi nuk punon edhe me procesorë të tjerë.

Ai gjithashtu është i ndërtuar me çipe ARM, i cili punon automatikisht me “Power Save”, që thuajse dyfishon kohëzgjatjen e jetës së baterisë të laptopëve, tabletëve apo celularëve. Detaje të tjera të Windows 8, pritet të bëhen publike në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/