Telegrafi

Microsoft prezanton telefonat më të lirë Lumia

Sipas Microsoft, çmimet e telefonave do të variojnë varësisht nga operatori dhe tregu, mirëpo baza e çmimit para taksave është 69 euro për Lumia 435 dhe 79 euro për modelin tjetër, 532.

Të dy modelet e telefonave bazohen në Windows 8.1 me aplikacionet e plota të Cortana, Skype dhe integrimin e Outlook me 30GB në OneDrive, si dhe mundësinë e SIM kartelës së dytë në telefon.

Lumia 435 ofron procesorin 1.2GHz dual-core, 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme dhe kamerën kryesore me 2MP, ndërsa kamerën e përparme VGA. Ndërsa, Lumia 532 ofron procesorin quad-core me kamerën e pasme me 5MP.

Ekranet e këtyre telefonave vijnë me 4-inç në WVGA dhe 800 x 480 piksel, dhe në opsione të ndryshme të ngjyrave. (Telegrafi)