Telegrafi

Microsoft prezanton Nokia 215, e shet për 29 dollarë

Nokia 215 do të shitet me pakicë për një çmim të volitshëm prej 29 dollarëve, ndërsa pajisja sjell ekranin me digonalen prej 2.4 inç në QVGA me 320 x 240 piksel.

Telefoni i ri i Microsoft sjell edhe 8MB hapësirë dhe microSD për zgjerim të saj, si dhe kamerën me 0.3MP.

Nokia 215 e ka aplikacionin e famshëm të rrjetit social Facebook si dhe atë të Facebook Messenger. Shfletuesi i këtij telefoni është Opera Mini Browser dhe motori i kërkimit Bing Search.

Ky model pritet të debutojë në Evropë në tremujorin e parë të vitit. (Telegrafi)