Telegrafi

Microsoft prezanton miun me prekje

Bëhet fjalë për një prototip i cili punon në 100% të kapacitetit të tij në sitemin e operimit Wiondows, aty ku hyn në përdorim edhe funksioni i tij me prekje. Explorer Touch Mouse ka të njëjtin funksion si minjtë e tjerë, përveç lëhtësisë dhe prakticitetit që të sjellë opsioni i prekjes mbi mi. Ai është i pajisur gjithashtu edhe me teknologjinë Blue Track, që krijon një sipërfaqe virtuale mbi të cilën mund të mbështetet miu.

Microsoft do të nxjerrë Explorer Touch Mouse muajin e ardhshëm në treg, ndërsa mësohet se ky prototip do të kushtojë 110$. /Telegrafi/