Telegrafi

Microsoft prezanton edhe Lumia 550

Lumia 550 është një model i lirë me ekranin prej 4.7” me ekranin HD me rezolucion prej 1280 x 720 piksel.

Telefoni është mundësuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 210 dhe vjen me 1GB RAM, ndërsa pajisja gjithashtu vjen me 8GB dhe portin për microSD.

Microsoft Lumia 550 e ka kamerën e përparme me 2 mega-piksel dhe në anën e pasme e ka kamerën me 5 mega-piksel, si dhe baterinë me 2100 mAh.

Telefoni do të dal në shitje muajin e ardhshëm dhe do të shitet për 139 dollarë pa kontratë. (Telegrafi)