Telegrafi

Çfarë dihet për pretendimin e Microsoft se ishte cak i një sulmi kibernetik të hakerëve që mbështeten nga Rusia?

Microsoft ka njoftuar se një grup hakerësh që mbështetet nga Rusia, ka hakuar sistemet e korporatës më 12 janar duke vjedhur disa e-mail dhe dokumente të punonjësve, shkruan Reuters.

Grupi i hakerëve rusë të njohur si Nobelium apo Midnight Blizzard, ka kryer sulm kibernetikë në Microsoft në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, me qëllim që të futet në platformën e tyre u tha nga kompania amerikane, transmeton Telegrafi.

Sulmi ndër tjerash, nënkupton se po përdorën fjalëkalimin e përbashkët, me të cilin hakerët po tentuan të paraqiten në shumë profile.

Kompania në kumtesën e saj të 19 janarit, ka njoftuar sesi ekipi i saj ka zbuluar se i njëjti grup i hakerëve rusë ka përdorur teknikën që të tentojë të vjedh të dhënat e të paktën 40 organizatave globale, përmes programit “Microsoft Teams”.

Megjithatë nga kompania gjithashtu kanë njoftuar se grupi rusë kishin mundësi të kenë qasje “në përqindje shumë të vogël” të përmbajtjeve të ndryshme të korporatës, përfshirë anëtarët dhe ish menaxhmentin e kompanisë. /Telegrafi/