Site icon Telegrafi

Microsoft premtoi: Call of Duty mbetet në platforma të shumta

Microsoft njoftoi planet për të blerë Activision Blizzard për gati 70 miliardë dollarë në janar, dhe shumë kishin frikë se kjo do të nënkuptonte se një numër i madh i video-lojërave do të bëhej i disponueshëm vetëm në konzolat Xbox.

Për të mos alarmuar këtë lëvizje organe të ndryshme rregullatore, Microsoft e ka bërë publik informacionin. Njëra është se Call of Duty do të mbahet në platforma të shumta, edhe pasi të skadojnë kontratat aktuale të Activision Blizzard me konzolat rivale.

Mësuam më herët se Call of Duty do të qëndrojë në Play Station të paktën deri në vitin 2024, pasi Activision Blizzard ka kontrata me Sony për 2022 dhe 2023.

Në njoftimin e tij, Microsoft thekson se mbajtja e ekskluziviteteve më të mëdha në shumë platforma të Activision Blizzard është një gjë e mirë për industrinë, për lojtarët, si dhe për biznesin e konsolave të kompanisë.

Microsoft përmendi edhe Nintendon, duke theksuar se është i interesuar të ndërmarrë hapa të ngjashëm për sa i përket mbështetjes për platformën e suksesshme të Nintendo – Switch.

Kjo sugjeron që Activision Blizzard, në pronësi të Microsoft, do të trajtohet në mënyrë të ngjashme me Mojang – kompania që krijoi Minecraft. /Telegrafi/

Exit mobile version