Telegrafi

Microsoft pregatitet të hap 32 dyqane të reja me rastin e daljes në treg të Windows 8

Përveç pregatitjes për dalje të sistemi të ri, Microsoft shpreson se shitoret e reja do të rrisin të ardhurat e kompanisë në sezonin festiv.

Microsoft do të lansoj sistemin e tyre të ri operativ me datën 26 të këtij muaji dhe të gjitha shitoret do të kenë kompjuterë të cilët do të punojnë me sistemin e ri operativ.

Windows 8 është dizajnuar që ti ofroj përdoruesve një ndërfaqe të re së bashku me përmirësimet tjera të mëdha që janë bërë që nga sistemi ekzistues Windows 7.

Megjithatë, koha do të na tregoj nëse përdoruesit do ta adaptojnë sistemin e ri, dhe sa do të jetë i përshtatshëm për punën në kompjuter. /Telegrafi/