Site icon Telegrafi

Microsoft po shtyn Windows Update 10 May 2020 për më shumë përdorues

Ka pasur një seri të përditësimeve problematike nga Microsoft gjatë muajve të fundit, dhe përditësimi më i fundit i veçorive – Windows 10 May 2020 Update – nuk ka qenë asgjë më ndryshe.

Për shkak të problemeve me sisteme të ndryshme, shumë njerëz thanë se ky përditësim nuk ishte në dispozicion për ta.

Tani, falë fuqisë së mësimit nga ana e maqinave, Microsoft ka filluar të shtyjë përditësimin e saj më të ri tek më shumë përdorues.

Kompania ka zgjeruar në heshtje lansimin e Windows 10 të versionit 2004 për të përfshirë njerëzit, për të cilët më parë ky version nuk ishte në dispozicion.

Kjo vjen falë adresimit të disa prej çështjeve të ndryshme të njohura që janë zvogëluar që nga lansimi fillestar.

Exit mobile version