Telegrafi

Microsoft përmirëson pikat e dobëta

Arnimi me shifrën MS11-015 zgjidh pikën kritike në kuadër të DirectShow dhe një në Windows Media Player dhe Media Center.

Një pikë e dobët serioze mundëson krijimin e kodeve nga largësia dhe ‘pushtimin’ e plotë të kompjuterit.

Nga kompania njoftojnë se pika e dobët që është certifikuar si e rëndësishme ka të bëjë me media-dosjet e caktuara në të gjitha versionet e Microsoft Windows. /Telegrafi/