Site icon Telegrafi

Microsoft përgatiti një rival për Google Play Store dhe App Store

Microsoft prej disa kohësh po përgatit një rival për Google Play Store dhe App Store dhe duket se më në fund ka ardhur koha që të shohë dritën e ditës.

Presidentja e Xbox, Sarah Bond tha në një konferencë të fundit se Microsoft do të lëshojë një dyqan video-lojërash celular në muajin korrik.

Ajo theksoi se fillimisht do të përbëhet nga lojëra të Microsoft-it dhe se produktet nga zhvilluesit e tjerë do të vijnë më vonë. Gjithashtu, do të përfshihet një zbritje për blerjen e “artikujve” të caktuar në video-lojëra të tilla si Candy Crush.

Bond shtoi se ky do të jetë një dyqan aplikacionesh i bazuar në ueb-faqe dhe jo një aplikacion i veçantë.

Qëllimi është që të jetë “i disponueshëm në të gjitha pajisjet, në të gjitha vendet, pavarësisht nga gjithçka”, theksoi ajo.

Disa video-lojëra të tjera të njohura do të jenë aty që nga fillimi, si Minecraft, por nuk është plotësisht e qartë nëse ato do të jenë të disponueshme për shkarkim, transmetim ose të dyja.

Kompania, megjithatë, tashmë u ka ofruar lojtarëve shërbimin e vet Xbox Cloud Gaming, i cili lejon abonentët e Xbox Game Pass të transmetojnë lojëra përmes Internetit në PC, konsolën ose pajisjen e tyre celulare. /Telegrafi/

Exit mobile version