Telegrafi

Microsoft përgatit Windows për kompjuterët tablet

Microsoft ka prodhues softuerë për kompjuterët tablet edhe atëherë kur këta “të rinjtë” si iPad, Samsung Galaxy Tab apo Motorola Xoom, nuk kanë ekzistuar as si koncept, mirëpo ata kanë qenë tablet krejt ndryshe, në të cilët të dhënat kryesisht janë dhënë me stylus. Kanë ardhur kohëra të reja, kur në kompjuterë tablet dhe telefona të mençur punohet kryesisht me gishta, edhe Microsoft ngadalë po i përshtatet situatës së krijuar rishtazi.

Sipas një pjesë të një prezantimi e cila ka rënë në duart e portalit teknologjik ZDnet, Microsoft po përgatitet versioni eksperimental të Windows 8 për kompjuterët tablet për shtatorin e 2011-ës. Versioni i radhës planifikohet për vitin 2012, e produkti përfundimtar do të duhej, sipas planeve të Microsoftit, në treg në shtator të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/