Telegrafi

Microsoft përgatit versionin e ri të Windows Phone?

Shpallja për punë ka të bëjë me versionin e ri të Windows Phone, ndërsa Microsoft ka thënë se versioni i ri i softuerit të saj mobil do të prezantohet gjatë festave të fundvitit.

Bazuar në thashethemet e deritashme, Microsoft do të paraqitet me Windows Phone Blue, i cili do të jetë gati deri në fund të verës së këtij viti.

Burimi i njëjtë i informacionit citon edhe detaje tjera për sistemin e ri operativ të Microsoft, për të cilin thotë se do t’i shpërblejë zhvilluesit të cilët punojnë për zhvillimin e aplikacioneve dhe gjetjen, eliminimin e “krimbave” në platformë. / Telegrafi /