Para kësaj, përdoruesit lojal të Microsoft e kanë diskutuar përputhshmërinë e sistemit operativ, karakteristikat që ajo ofron si dhe informacionin në lidhje me përmirësimet që ajo sjell për dallim nga versionet më të vjetra të Windows.
Për ti qartësuar gjërat në lidhje me përmirësimet që versioni i ri do t’i sjell nga versionet më të vjetra të Windows, Microsoft ka deklaruar se kompania preferon që përdoruesit ekzistues të desktop të kalojnë në versionin e saj të ri të sistemit operativ, kur i njëjti të lëshohet.
Aaron Woodman, drejtues i lartë i marketingut të produkteve të Microsoft, në një intervistë me Yahoo ka detajuar aspektet që do të ndërmerren për përditësimin nga versioneve ekzistuese të Windows.
Sipas Woodman, klientëve ekzistues me Windows 7 të licencuar që mbështeten në versionet aktuale të sistemit operativ, sikurse në Windows 7 SP1, dhe përdoruesit që e kanë të instaluar Windows-8,1, do tu ofrohet përditësim me një hap të vetëm për kalimin në Windows 10.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm për përdoruesit që kalojnë në Windows 10 është se ata do të mund ta përdorin sistemin e ri operativ pa pasur nevojë të paguajnë kosto tjera shtesë, edhe një vit pas skadimit të validitetit. (Telegrafi)