Site icon Telegrafi

Microsoft për tre muaj fiton rreth 9 miliardë dollarë

Gjiganti teknologjik Microsoft theu pritshmërinë e Wall Street pas raportit financiar për tre mujorin e tretë të vitit 2018, ndërsa më shumë biznese u regjistruan në shërbimin e Azure dhe Office 365.

Vlera e aksioneve të Microsoft është trefishuar që kur Satya Nadella mori drejtimin në vitin 2014 duke fokusuar aktivitetin e kompanisë drejt softuerit dhe shërbimeve.

Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga shërbimet e Azure dhe Office 365 arritën në 8.5 miliardë dollarë apo 47 për qind më shumë.

Të ardhurat nga divizioni i kompjuterëve personal shkoi në 10.75 miliardë dollarë, mirëpo rritje pati edhe divizioni i produktivitetit ku përfshihet Office 365 me 9.77 miliardë dollarë.

Në tërësi, për tremujorin e tretë të 2018-së, të ardhurat ishin 29.08 miliardë dollarë, apo me një fitim prej 8.82 miliardë dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version