Telegrafi

Microsoft – optimist në Kinë

Për më shumë, Apple për Microsoftin është vetëm një “cak kalimtar” – caku i vërtetë është të arrihet shitja më e mirë se e Androidit. Në këtë kompani këtë po mundohen ta arrijnë me pajisje të lira me çmim më të ulët se 160 dollarë (të përllogaritura). Për krahasim, iPhone 4S në shitje të lirë në Kinë kushton gati 800 dollarë. Përveç këtyre, në Microsoft po e shqyrtojnë hapjen e shitoreve në tregun kinez, ngjashëm me ato që kompania tani ka në SHBA.

Edhe pse këto pohime tingëllojnë guximtare, ato deri diku janë të mbështetura me parashikimet e analistëve. Në të vërtetë, IDC pret se këtë vit në tregun kinez të smartphonëve Windows Phone të pushtoj 7.5%, derisa iPhone do të ketë 12%, e Android 70%. Qysh vitin e ardhshëm analistët presin që Windows Phone të dyfishoj posedimin në 15%, derisa Apple pritet të mbetet në 13%, e Android të bjer në 66%. /Telegrafi/