Telegrafi

Microsoft ofron Office për iPad pa pagesë, për përdoruesit e Office 365

Të gjithë ata që duan ta kenë paketën e Office në iPad mirëpo nuk duan që të paguajnë 9.99 dollarë në muaj, apo 99.99 në vit, mund të përfitojnë nga promocioni i ofruar nga Microsoft.

Duke filluar prej sot, 50 konsumatorët e parë që shfaqen në dyqanet e Microsoft me iPadin e tyre me Office 365 aktiv, do ta marrin paketën e Office falas për një vit. Oferta e Microsoft vlen deri më 30 mars.

Aplikacioni i Office tashmë është në dispozicion për shkarkim pa pagesë, mirëpo pa abonim në Office 365 krejt çka ofrohet me këtë aplikacion është leximi i dokumenteve dhe hapja e tabelave. / Telegrafi /