Telegrafi

Microsoft Office vjen në iPhone, iPad dhe Android

Edhepse deri më tani për Office Mobile ka pasur shumë thashetheme dhe aplikacioni është parë edhe në tregun pirat, Microsoft vazhdimisht ka qëndruar e heshtur rreth planeve të këtij produkti.

Ndërsa tani, The Verge ka kuptuar prej disa burimeve të ndryshme se aplikacioni Office për Android dhe iOS planifikohet të lëshohet gjatë muajve të parë të 2013.

Office Mobile do të debutoj në formë të aplikacionit pa pagesë, që përdoruesve ua mundëson të kontrollojnë dokumentet e tyre Microsoft Office, kudo që të jenë.

Për të përdorur aplikacionin, njetë sikur në SkyDrive apo OneNote, përdoruesve u duhet të hapin llogari të Microsoft. /Telegrafi/