Telegrafi

Microsoft Office vjen në Android dhe iOS?

Sipas një raporti nga Daily Microsoft, thuhet se Microsoft Office do të dal tani edhe në Google Android, dhe sipas këtij njoftimi, këto aplikacione do të jenë të gatshme gjatë muajit nëntor për të dy platformat më të përdorura në treg, iOS dhe Android.

Me sa duket, Microsoft i ka përfunduar testimet për aplikacionet e paketës Office, dhe nëntori do të jetë muaji kur përdoruesit do të mund t’i shkarkojnë ato. / Telegrafi /