Reuters ka raportuar se drejtori i Microsoft, Satya Nadella do ta zbulojë aplikacionin e Office për iPad më 27 mars, në një ngjarje të kompanisë.
Raportet e reja thonë se Microsoft i kishte gati versionet e Office për iPad dhe iPhone për një kohë të gjatë tashmë, mirëpo siç thuhej vonesat janë shkaktuar si pasojë e disa mospajtimeve brenda kompanisë.
Investitorët i kanë kërkuar kompanisë Microsoft për vite të tëra që ta përshtas Office, produktin e saj më fitimprurës, edhe për iPhone dhe iPad dhe pajisjet tjera që përdorin Android të Google, pasi që shitjet e kompjuerëve personal janë në rënie të vazhdueshme. / Telegrafi /