Site icon Telegrafi

Microsoft Office me aplikacion mobil për iPhone

Sot, Microsoft e ka vënë Microsoft Office Mobile për iPhone si aplikacion falas për shkarkim, mirëpo llogaria e përdoruesit të Office 365 nevojitet për ty lidhur me shërbimin.

Specifikat kryesore të Microsoft Office Mobile përfshijnë qasjen në Office 365 dhe shërbimet e Microsoft të bazuara në re, si SkyDrive, SkyDrive Pro, apo SharePoint, dhe me këtë, përdoruesit mund t’i ruajnë të gjitha dokumentet.

Bashkë me këtë funksion, Microsoft ka shtuar mundësinë që në aplikacion të shihen të gjitha dokumentet që janë hapur fillimisht në kompjuterin personal, dhe sipas Microsoft, të gjitha dokumentet do të kenë pamje origjinale sikurse në kompjuter personal apo atë të zyrës. / Telegrafi /
 

Exit mobile version