Telegrafi

Microsoft nesër del me dy telefona në Windows Phone

Në këtë postim konfirmohet se tani në ngjarjen e madhe të teknologjisë do të vijnë edhe dy telefonat e saj të bazuar në Windows Phone.

Më saktë, bëhet fjalë për Microsoft Lumia 640 dhe Lumia 640 XL, të cilët sipas The Verge do të jenë modele mesatare të telefonave.

Nesër gjatë ditës pritet të merren vesh më shumë detaje për këto dy lloje të reja të telefonave Lumia. (Telegrafi)