Site icon Telegrafi

Microsoft në nivelin e kompanive që kanë nga një trilion dollarë

Kompania Microsoft, ka hyrë në mesin e kompanive që kanë grumbulluar një trilion dollarë, është bërë e ditur në një raport të fundit.

Në këtë formë, bëhet kompani e tretë që merret me teknologji, që e arrin këtë, pas Apple që e arriti në gusht të vitit 2018, si dhe Amazon vetëm një muaj më vonë, transmeton Telegrafi.

Të ardhur janë grumbulluar nga të tri divizionet e Microsoft, si hardverike, softuerike dhe shërbimet e ndryshme nëpërmjet internetit, që kanë shtuar fitimet.

Përfitimet e raportuar gjatë vitit të kaluara ishin raportuar për 30 miliardë më pak, gjë që ka ndryshuar së fundmi.

Derisa aksionet dhe shitjet ndryshojnë gjatë tërë kohës, ndërsa Apple dhe Amazon për momentin nuk e kanë nivelin e kompanisë “T”, Microsoft raportohet se e ka kaluar shifrën e një trilioni. /Telegrafi/

Exit mobile version