Telegrafi

Microsoft në kërkim të drejtorit të ri

Sipas Bloomberg thuhet se bordi i drejtorëve të Microsoft ka qenë duke hartuar një listë të kandidatëve për t’i bërë intervistat fillestare, ndërsa kompania planifikon që ta ketë drejtorin e ri në fund të vitit.

Burime të Bloomberg thonë se emrat e përfolur deri më tani për ta zëvendësuar Steve Ballmer përfshijnë edhe drejtorin aktual të Ford, Alan Mulally, ish drejtorin e Nokia-së, Stephen Elop, ish-përfaqësuesin ekzekutiv të Microsoft, Paul Maritz dhe ish drejtuesin e zhvillimitë të biznesit në Microsoft, Tony Bates.

Ndërsa asnjëra nga zgjedhjet nuk është ende e qartë dhe e dukshme, Microsoft gjithashtu thuhet se i është afruar drejtorit të eBay, John Donahoe, i cili nuk pranoi që të konsiderohet për rolin e drejtorit të Microsoft. / Telegrafi /