Telegrafi

Microsoft ndërpret prodhimin e Xbox 360

Microsoft ka njoftuar se e ka ndaluar prodhimin e konsolës Xbox 360, pas dhjetë vitesh dhe pesë muajve që nga fillimi i saj fillestar, që ishte bërë në nëntor të 2005.

Konsola do të vazhdojnë të shitet dhe do të vazhdojë të marrë një gamë të plotë të shërbimeve të Xbox Live.

Lajmin për ndërprerjen e prodhimit të kësaj serie të Xbox e bëri shefi i produktit, Phil Spencer në një postim në blog, duke bërë një falënderim për konsolën jashtëzakonisht të suksesshme, e cila është shitur në më shumë se 84 milionë njësi që nga shifrat e fundit zyrtare të cilat janë publikuar në qershor të vitit 2014.