Kompania është gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për t’i tërhequr zhvilluesit në platformën e saj.
Në të kaluarën, Microsoft krijoi mjete për ta bërë portimin e aplikacioneve mobile nga platformat rivale sikurse iOS dhe Android Apps për Windows, dhe ka krijuar sistemin Universal App që i vë të gjitha aplikacionet në Windows Apps në të njëjtën platformë.
Ndërsa, tani, Microsoft ka përditësuar shërbimin e saj App Studio për t’ua mundësuar përdoruesve të saj të krijojnë aplikacione, prototipe dhe t’i dorëzojnë ato për aprovim- pa instaluar Visual Studio dhe pa shkruar asnjë linjë të vetme kodimi për aplikacionet e tyre.
Engadget thotë se e ka provuar një aplikacion të tillë, dhe se i njëjti punon, shumë mirë.
Në fakt, sipas faqes thuhet se një aplikacion mobil në platformën e Microsoft e ka krijuar për vetëm 10 minuta.
Por njëra prej arsyeve pse këto aplikacione nuk krijohen edhe aq shumë në këtë platformë, është sepse Microsoft nuk i paguan zhvilluesit, dhe ka disa prej tyre që kanë aplikacione të shkëlqyeshme të cilat me siguri se nuk duan ti postojnë pa pasur ndonjë përfitim nga përdorimi i tyre. (Telegrafi)