Telegrafi

Microsoft mendon për Surface Mini?

Burime brenda Microsoft i kanë thënë Digitimes se tableti më i vogël Surface, i përbërë me pjesët e Intel do të fillojë shitjet në pjesën e fundit të këtij viti.

Sipas këtij raporti, gjenerata e re e Surface do të ketë ekran më të vogël se sa modelet ekzistuese, madhësia e të cilit nuk do ta tejkalojë diagonalen prej 7 deri në 9 inç.

Një raport tjetër medial kishte pohuar se Microsoft është duke menduar edhe për krijimin e modelit tjetër të tabletit, të cilin do ta quajë Xbox Surface, dhe të cilin do ta dedikojë për video lojëra. / Telegrafi /