Telegrafi

Microsoft me telefon që kushton sa iPhone 6s?

Edhe pse burimi nuk përmend çmimin e saktë të Microsoft Lumia 950 XL, ai thotë se fableti i ri i bazuar në Windows 10 Mobile do të ketë çmim vetëm pak më të ulët sesa iPhone 6s.

Burimi gjithashtu thotë se, përkundër çmimit të krahasueshëm me iPhone 6s, Microsoft Lumia 950 XL do të përfshijë edhe vlerën prej rreth 200EUR eurove në emër të aksesorëve, të cilët mund të ndihmojnë shumë përdoruesit e telefonit të ri nga Microsoft që të binden për ta blerë këtë model.

Microsoft Lumia 950 XL pritet të mbërrijë me karakteristika të tilla si ekrani OLED me 5.7-inç dhe rezolucioni prej 1440 x 2560 pikselëve (qHD), i mbështetur edhe nga Qualcomm Snapdragon 810 me 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet, bateria me 3300mAh, kamerën kryesore me 20MP PureView me lente Carl Zeiss dhe blicin e trefishtë-LED, dhe kamerën me 5MP në pjesën e përparme. (Telegrafi)