Një hap të ngjashëm ka bërë edhe Apple në reklamimin e aplikacionit Siri kurse së fundmi AT&T dhe Nokia po përdorin ikonën Will Arnett për të promovuar Lumia 920 në Amerikë.
Ndërsa, në Britani të Madhe Microsoft ka punësuar prezentuesen televizive Holly Willoughby në reklamën e fundit të telefonave Windows Phone 8 për Kid’s Corner. Në anën tjetër, Nokia po përdor video klipin më të ri të këngëtares Ke$ha për të promovuar Lumia 920.
Sipas disa burimeve të afërta me Microsoft, kompania pritet te filloj kampanjën reklamuese të Windows Phone 8 të dielën, gjatë lojërave NFL në SHBA.
WPCentral ka raportuar që Microsoft do të lëshoj reklamën një minutëshe e cila shfaq aspektin e personalizimit të Windows Phone 8.
Ndërsa, gazeta britaneze The Sun, ka raportuar së fundmi se ikonat e reja që do t’i përfshijë kampanja e Microsoft në Britani të Madhe pritet të jenë emrat si Jay-Z, Gwen Stefani dhe James Corden. / Telegrafi /