Telegrafi

Microsoft me bateri të mençur për laptop

Me fjalë të tjera, sistemi i ri i Microsoft përdor shembull të thjeshtë: pse të mos ketë një sistem të mbushjes së baterisë që i përshtatet në mënyrë perfekte nevojave të përdoruesit të kompjuterit, duke mundësuar kështu energji të nevojshme në bazë të kërkesave të tij.

Në kohën e mbetur, kur përdoruesi nuk e përdor laptopin, bateria mundëson shpenzim minimal të energjisë së mbledhur në bateri.

Deri tani, të gjithë laptopët punojnë me bateri të njejta, që mundëson përdorim të mjetit në një kohë të caktuar, megjithatë, këto bateri rimbushin paisjet në mënyrë të njejtë.

Në anën tjetër, Microsoft do të sjell përdorim të baterisë në bazë të shprehive të përdoruesit, duke kursyer kështu energji gjatë kohës kur paisja nuk është në shfrytëzim.

Microsoft poashtu është duke planifikuar të krijojë lloje të ndryshme të baterive, duke u mundësuar përdoruesve përdorimin e veçant të baterisë specifike, për nevoja të veçanta. (Telegrafi)