Telegrafi

Microsoft mbron vendimin e vet

Përkundër trendit negativ, Microsoft edhe më tutje qëndron prapa vendimit të kufizojë shfletuesin e vet Internet Explorer 9 vetëm në përdoruesit të cilët shfrytëzojnë sistemet operative Windows Vista e Windows 7.

Ani pse ky ka qenë vendim i rrezikshëm, Microsoft edhe më tutje thekson se nuk mundet që shfletuesi i cili është i bazuar në teknologjinë më të re të ndërtohet në diçka që është dhjetë vjet e vjetër. Ryan Gavin, një prej drejtorëve për Internet Explorer ka thënë se kompania nuk ka pasur asnjë lloj dileme për këtë gjë. /Telegrafi/