Telegrafi

Microsoft Lumia prezantohet me 11 nëntor

Në postim, përveç datës shihet edhe kamera e përparme e telefonit, ndërsa Microsoft ka dal me moton “Të mëdhenj në përvoja”, për modelin e saj të parë që do të quhet Microsoft Lumia, në vend të Nokia Lumia që ishte më parë në modelet e telefonave që bazohen në platformën mobile të kompanisë.

Sipas thashethemeve dhe raporteve të para, pritet që modeli i parë i telefonit të Microsoft të jetë në segmentin e modeleve të përballueshme, me specifika mbase mesatare.

Më herët, Microsoft pati deklaruar gjithashtu se telefonat e saj të rinj pa emrin e Nokias do të zbulohen së shpejti. Dhe postimi i sotëm në Facebook mund të jetë duke iu referuar këtij modeli. (Telegrafi)