Telegrafi

Microsoft, Lumia 650 do të kushtojë 220 euro

Pajisja me sa duket do të shitet me pakicë për 220 euro në Evropë, ndërsa Microsoft do ta zbulojë telefonin në Kongresin Botëror Mobil më vonë gjatë këtij muaji.

Telefoni është përfolur të vijë me një ekran HD me 5 inç me një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve dhe kjo procesorin e Qualcomm Snapdragon 201 dhe 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të Lumia 650 do të përfshijnë 8GB memorie me një port microSD i cili do të ofrojë mbështetje për deri në 128GB hapësirë të brendshme.