Telegrafi

Microsoft Lumia 550 vjen bashkë me Lumia 950 dhe 950 XL

Lumia 550 i cili vjen në disa ngjyra, mbështetet nga procesori Snapdragon 210 SoC, ekrani me 4.7” në 720p AMOLED.

Pritjet janë që i njëjti të ofrojë edhe 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme në baterinë me 1,905 mAh.

Kamera e telefonit të ri të Microsoft, Lumia 550 thuhet se do të jetë me 5MP në anën e prapme, dhe 2MP në pjesën përballë, për të mundësuar bërjen e fotove selfie.

Bashkë me dy modelet tjera të avancuara, Lumia 950 dhe 950 XL, Lumia 550 pritet të zyrtarizohet më 6 tetor, në ngjarjen e kompanisë. (Telegrafi)