Telegrafi

Microsoft Lumia 535 do të prezantohet nesër

Microsoft Lumia 535, siç shihet në fotografi, e jep një pamje të parë të modelit dhe dizajnit të telefonit që do ta krijojë Microsoft, si dhe drejtimin dhe konceptin të cilin me sa duket Microsoft do ta ndjek në të ardhmen.

Microsoft Lumia 535 vjen me Windows Phone 8.1, ekranin me 5 inç nw qHD me rezolucion prej 5409 x 960 pikselëve.
Procesori i Lumia 535 do të jetë 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 200, bashkë me 1GB RAM.

Sa i përket memories së brendshme, Microsoft Lumia 535 do të vijë me 8GB memorie të brendshme, si dhe dy kamera në të dyja anët e telefonit. Lumia 535 pritet të vijë në 5 ngjyra të ndryshme. (Telegrafi)