Prishtinë, Prill 2019 – Comtrade System Integration Adriatic njoftoi të hënën se ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Microsoft për t’u bërë ofrues i Microsoft Licensing Solution (LSP) në Maqedoni dhe Kosovë. Kompania është kualifikuar për këtë status bazuar në arritjet në inovacion, burimet inxhinierike dhe përsosmërinë në ofrimin e shërbimeve ‘cloud’ të Microsoft në rajonin e Adriatikut.
System Integration Adriatic tani mban statusin e LSP në Slloveni, Serbi, Bosnje dhe Herzegovinë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë.
Comtrade System Integration Adriatic tani mund të ofrojë portofolion e plotë të shërbimeve ‘cloud’ të Microsoft për klientët e saj në Maqedoni dhe Kosovë. Përveç ofertës së shërbimeve të Microsoft-it, Comtrade System Integration Adriatic ka krijuar Adriatic Microsoft Competence Centre, e cila do të promovojë praktikat më të mira dhe do t’u ofrojë njohuri klientëve se si të shfrytëzojnë shumicën e shërbimeve të Microsoft-it në fushën e mësimit të algoritmeve të makinave, intelegjencën artificiale AI, analizat parashikuese dhe vendet digjitale të punës.
E ardhmja e biznesit qëndron në adoptimin dhe shfrytëzimin e teknologjive digjitale.
Ekipi i Comtrade SI i profesionistëve të çertifikuar nga Microsoft punon me partnerë dhe klientë në të gjithë globin për të sjellë risitë e fundit në fushat më të reja, analitikë të të dhënave, siguri, mjedise hibride të ‘cloud’, mjete për bashkëpunim biznesi dhe teknologji të tjera të Microsoft.
Ky status është një hap i rëndësishëm në misionin e kompanisë për të fuqizuar bizneset në rajon që të bashkëpunojnë më mirë, për të ofruar shërbime më të mira për klientët dhe për të kapur mundësi të reja duke aplikuar teknologjinë cloud të Microsoft për transformimin digjital. “
Microsoft është dhe do të jetë gjithmonë një organizatë e bazuar në ekosistemin e partnerit të klasit botëror. Sigurimi që klientët tanë të mbështeten nga një rrjet ekspertësh të cilët ofrojnë zgjidhje që ju ndihmojnë të përparoni në digjitalizimin e biznesit është një prioritet strategjik në të cilin ne jemi thellësisht të investuar”, tha Ljupço Georgiev, Menaxher për Microsoft Maqedoni dhe Kosovë.
Comtrade System Integration Adriatic ka formuar një ekip të përkushtuar profesionistësh që do të përqendrohen në sjelljen e eksperiencës së re të biznesit për klientët në Bosnje dhe Hercegovinë në industri si Bankat, Sigurimet, Telekomunikimet, Shëndetësia, Energjia dhe Shërbimet, dhe Sektori Publik.
Një ekip i ekspertëve të Microsoft nga i gjithë rajoni i Adriatikut është gati të mbështesë operacionin e ri. /Telegrafi/